Në momentin e fundit, Juventusi heq dorë nga Di Maria

  • S.A /
  • 24 June 2022 - 08:25
Në momentin e fundit, Juventusi heq dorë nga Di Maria

Ekipi italian, Juventus ka vendosur që të heq dorë nga transferimi i Angel Di Marias. Anësori argjentinas është aktualisht lojtar i lirë dhe po shqyrton mundësitë e vazhdimit të karrierës në ndonjë klub tjetër evropian. 

Por, sipas mediave italiane, Juventusi tashmë ka hequr dorë nga transferimi i Di Marias, pas paraprakisht kishte dërguar dy oferta në drejtim të tij.

Barcelona tani mbetet destinacioni më i mundshëm i Di Marias.

(Kosova Sot Online )