Pique e ndalon Shakirën të marrë fëmijët e saj në Miami

  • S.A /
  • 24 June 2022 - 10:11
Pique e ndalon Shakirën të marrë fëmijët e saj në Miami

Gjithçka tregon për një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll, sepse, megjithëse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët, do t’i detyrojnë ata të shkojnë në gjykatë për t’i vendosur të drejtat dhe detyrimet ndërmjet tyre.

Milan dhe Sasha, të vegjëlit e lindur nga Shakira dhe Gerard Pique, tashmë janë me pushime në shkollë, ndaj, sipas Laura Fa – gazetares së Televisión Española-, dëshira e nënës së tyre është që t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj.

Megjithatë, nga diku në Suedi, lojtari i klubit të Barcelonës e ka bërë të ditur refuzimin e tij për t’i lënë fëmijët të largohen nga Spanja. Me sa duket, fakti që Shakira ndihet vetëm e ka çuar atë në vendosmërinë për t’u larguar përkohësisht nga vendi, por për ta bërë këtë së bashku me fëmijët e saj është e nevojshme që Pique të nënshkruajë një dokument që i jep leje. Në këtë kuptim, refuzimi i futbollistit bazohet në faktin se kaq shumë kohë larg do të kishte ndikim negativ te fëmijët. 

(Kosova Sot Online )