Del orari i sezonit të ri në Serie A, këto janë përballjet e xhiros së parë

  • S.A /
  • 24 June 2022 - 12:39
Del orari i sezonit të ri në Serie A, këto janë përballjet e xhiros së parë

Është publikuar orari i sezonit të ri të Serie A. Sezoni 2022/23 do të fillojë më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor. Ky sezon do të jetë pak më i gjatë, për shkak se gjatë një muaji të Kampionatit Botëror mes nëntorit dhe dhjetorit, ligat evropiane do të pushojnë.

Milan do ta nisë mbrojtjen e titullit në shtëpi, ku e pret Udinesen.

Interi do të udhëtojë për t’u përballur me Leccen, kurse Juventusi takohet me Sassuolon.

(Kosova Sot Online )