Chelsea në 'pole position' për të nënshkruar me Neymarin

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 15:43
Chelsea në 'pole position' për të nënshkruar me Neymarin

Chelsea besohet se është në pole position për të bërë një lëvizje të bujshme për yllin e Paris Saint Germain, Neymar.

Reprezentuesi brazilian pati një sezon të dobët në Parc des Princes. Ai u vërshëllye nga tifozët e PSG-së pasi skuadra e tij pësoi një eliminim shokues në Champions League kundër Real Madridit.

Largimi i Neymar besohet të jetë në listën e prioriteteve të drejtorit të ri sportiv të PSG-së, Ocampos

Sipas disa raportimeve, dëshira e Neymar është të qëndrojë në Paris dhe të fitojë Champions League me PSG.

Në vitin 2017, Neymar mbërriti në Paris në një marrëveshje rekord botërore prej 198 milionë funte nga Barcelona.

I nënshkruar për të qenë njeriu kryesor në klub, Neymar nuk arriti t’i përmbushte pritjet. Ai nuk arriti ta çonte ekipin drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, ata u afruan në vitin 2020 kur arritën në finale, por humbën 1-0 ndaj gjigantëve gjermanë Bayern Munich.

Sipas GOAL, qëndrimi dhe forma e dobët e Neymar ka shqetësuar zyrtarët e PSG -së dhe ata po kërkojnë ta largojnë atë. Marrëdhënia e brazilianit me Kylian Mbappe gjithashtu ka marrë një kthesë për keq kohët e fundit, Mbappe tani është njeriu kryesor në klub pasi nënshkroi një kontratë të re të madhe muajin e kaluar.

Neymar u transferua te PSG për t’u larguar nga hija e Lionel Messit te Barcelona, ​​por tani e gjen veten pas Messit dhe Mbappes në Paris.

Një lëvizje në Premier League është opsioni më i mundshëm për Neymar pasi klubet e tjera në Evropë po vuajnë nga vështirësi financiare. Sipas Sky Bet, Chelsea është aktualisht favorit për të nënshkruar me brazilianin.

(Kosova Sot Online)