Milan pritet që ta humbet garën edhe për Botman

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 19:12
Milan pritet që ta humbet garën edhe për Botman

Milan raportohet se do ta humbet Sven Botmanin, pasi që Lille janë bindur që t’ia shesin mbrojtësin Newcastle United

Mbrojtësi nuk deshi të largohet për një kohë të gjatë por nuk mund të presë më, pavarësisht se kishte arritur marrëveshje personale me Kuqezinjtë, pasi që mendonte se ai do të ecte me karrierë më mirë në Serie A me Milanin dhe do të mund të luante në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, shtyrjet dhe refuzimi i klubit italian për të paguar 30 milionë euro të Lille dhe më pas për të kërkuar objektiva të reja bën situatën të paqëndrueshme.

Sipas Sportitalia, presioni i Lille që Botman ta pranojë transferin në Newcastle me në fund është shpaguar dhe ai pritet të zyrtarizohet tek ky klub brenda orëve.

Kjo është njëra nga dy problemet që Milan ka me LOSC, tjetra është Renato Sanches, i cili është synim i Paris Saint-Germain.

Kuqezinjtë nuk janë në gjendje që të japin tarifa të sakta për transfere pasi që ata ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontrata të reja për drejtorët Paolo Maldini dhe Frederic Massara. 

(Kosova Sot Online)