Skriniar “shkrihet” pas PSG-së, pasi që atë e telefonoi Hakimi

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 20:37
Skriniar “shkrihet” pas PSG-së, pasi që atë e telefonoi Hakimi

Interi po pret të arrijë oferta e duhur nga Paris Saint-Germain, por raportohet se Milan Skriniar ka arritur marrëveshje personale me klubin francez dhe këtë me ndihmën e Achraf Hakimit.

Mbrojtësi po ashtu ka qenë synim i Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur këtë verë.

Megjithatë, PSG gjithmonë ka qenë më e vendosura pasi që e ka vendosur atë në krye të dëshirave me anë të drejtorit sportiv, Luis Campos dhe trajnerit Christophe Galtier.

(Kosova Sot Online)