Rooney largohet nga Derby për shkak të pasigurisë së klubit për pronësinë

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 22:00
Rooney largohet nga Derby për shkak të pasigurisë së klubit për pronësinë

Menaxheri i këtij klubi mendon se klubi ka nevojë për “energji të freskët”, për shkak të problemeve që ka

Wayne Rooney ka lajmëruar të premten që ai do të largohet nga posti i tij i menaxherit në Derby County.

Vendimi i trajnerit anglez vjen pas pasigurive të vazhdueshme në këtë klub.

Derby janë në administrim pas rënies së tyre në Ligë Një, ku grumbulluan vetëm 21 pikë në total sezonin e kaluar për shkak të problemeve të tyre financiare. Ata, për momentin janë duke kërkuar një grup pronarësh të rinj.

“Gjatë verës kam ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me pronësinë e Derby County”, tha Rooney, transmeton GazetaExpress.

“Sot jam takuar me administratën për t’i informuar ata për vendimin tim që është koha për mua të largohem nga klubi. Të jem i drejtë ndaj tyre, ata u përpoqën shumë që të ndryshojnë vendimin tim por unë tashmë jam i vendosur. Koha ime në klub ka qenë një grumbull emocionesh, të larta dhe të ulëta, por mund të them që me ka pëlqyer sfida”.

“Në fund, jam i vetëdijshëm që për klubin ende ka palë të interesuara të cilat dëshirojnë ta udhëheqin. Atyre ua thëmë këtë, Derby County është një klub i madh me një histori të madhe e tifozë të zjarrtë. Unë i dëshiroj atyre shumë sukses në të ardhmen”.

(Kosova Sot Online)