Florian Marku paralajmëron meçin e radhës: Në mes të Tiranës, mezi po pres

  • S.A /
  • 25 June 2022 - 09:27
Florian Marku paralajmëron meçin e radhës: Në mes të Tiranës, mezi po pres

Florian Marku ka paralajmëruar meçin e radhës, të cilin pritet që ta zhvillojë në Shqipëri. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, boksieri shqiptar njoftoi se në javën e ardhshme do të zbulojë më shumë detaje për meçin e radhës.

29-vjeçari konfirmoi se meçi i radhës i tij do të jetë “në mes të Tiranës”.

“Javen qe vjen do ju tregoj per ndeshjen e rradhes ne mes te Tiranes. Mezi e kam pritur nje ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim”, shkroi Marku.

(Kosova Sot Online )