Zbulohet vendimi i Barcelonës për Umtitin

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 15:58
Zbulohet vendimi i Barcelonës për Umtitin

Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Kështu ka raportuar “L’Equipe” këtë të hënë.

Mbrojtësi francez nuk është në planet e Barcelonës dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Mediumi francez ka bërë të ditur se ai do të largohet këtë verë dhe se për të janë disa klube të interesuara.

Marseille, Roma, Lazio e Nice thuhet se janë në garë për transferimin e Umtitit.

28-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Ai në “Camp Nou” u transferua nga Lyoni në vitin 2016 për 25 milionë euro.

Vlera e tij në treg ka rënë dukshëm në vitet e fundit dhe tani sipas “Transfermarkt”, ai vlerësohet me 2 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)