Agjenti ia ofron Ronaldon Romës, portugezi i hapur për rikthim në Itali

  • A.P /
  • 26 June 2022 - 10:31
Agjenti ia ofron Ronaldon Romës, portugezi i hapur për rikthim në Itali

Cristiano Ronaldo nuk është shumë i lumtur në Manchester United dhe e ardhmja e tij ende nuk është e sigurt në Old Trafford përpara sezonit të ri.

Ndërsa Bayern Munich ka mohuar interesimin e tyre për sulmuesin, duket sikur Jose Mourinho po shtyn për një ribashkim me bashkëkombasin e tij, pasi ai i kërkon Romës të bëjë një sulm ambicioz.

Gazzetta dello Sport rarporton se agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar Ronaldon Romës

Ylli portugez është i hapur për një rikthim në Itali, aty ku kaloi tri vite me Juventusin.

(Kosova Sot Online)