Phil Foden në telashe të mëdha, e dashura ia kontrolloi telefonin dhe më pas eskaloi situata

  • S.A /
  • 27 June 2022 - 11:43
Phil Foden në telashe të mëdha, e dashura ia kontrolloi telefonin dhe më pas eskaloi situata

Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden ka hyrë në telashe të mëdha. E gjithë kjo pasi e dashura e tij ajo ia kontrolloi telefonin. Çifti ishte duke i kaluar pushimet në plazhin Glydada Beach, në Corfu, kur ndodhi përplasja.

Fjalosja në mes të yllit anglez dhe të dashurës së tij është kapur nga pushuesit, të cilët kanë mbetur të shokuar nga ajo që e panë dhe dëshmitarët ishin të tronditur. E dashura e Foden, Rebecca Cooke është dëgjuar duke thënë: “A mendon se jam torollake?”, ndërsa më pas u largua nga resorti.

“Gjithmonë ndodhin këto gjëra”, ka shtuar Rebecca pasi ia shikoi telefonin të dashurit të saj, i cili ishte duke bërë not në ato momente.

Sipas “The Sun”, Rebecca u pa duke i bërtitur mesfushorit ofanziv të Cityt, ndërsa të dy u larguan nga plazhi, e ajo iu afrua tek fytyra lojtarit duke u bërtitur. 22 vjeçari nuk iu përgjigj asaj pasi nuk dëshironte të shkaktonte ndonjë skandal apo incident.

Çifti është bashkë që kur ishin adoleshentë dhe i kanë dy fëmijë së bashku.

Pasi e shikoi telefonin, ajo u mllefos dhe në këtë rast u përfshi edhe sigurimi.

Kjo nuk është hera e parë që Foden përfshihet në një dramë të tillë.

Në shtator të vitit 2020, Foden ishte dërguar në shtëpi pasi i kishte futur fshehurazi disa vajza në hotelin e ekipit dhe i kishte thyer rregullat e Covidit. 

(Kosova Sot Online )