
Lexoni edhe:
Klubi anglez futet në garë për Muriqin
Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Frenkie de Jong. Mesfushori holandez është bërë shënjestër e “Djajve të Kuq” për sezonin e ardhshëm. Sipas mediumit britanik “The Sun”, katalunasit e kanë kërkuar në këmbim mbrojtësin Harry Maguire, por që e kanë marrë një “Jo” të prerë nga klubi anglez..
Pra, United preferon më shumë që të paguajë para për ish-futbollistin e Ajaxit, sesa ta japë në këmbim ndonjë prej lojtarëve të tij.
Klubi anglez futet në garë për MuriqinLexoni edhe:
Përfaqësuesi holandez mund t’i kushtojë gjigantit anglez 60 deri në 70 milionë euro.
Edhe pse De Jong ka thënë se ndihet mirë në “Camp Nou” dhe se nuk e ka ndërmend të largohet, transferimi i tij në “Old Trafford” duket shumë i mundshëm.
Atë e do me ngulm trajneri i ri i United, Erik ten Hag.
(Kosova Sot Online )