Merr fund eksperienca e karateistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare, eliminohet edhe Melos Gashi

  • S.A /
  • 27 June 2022 - 12:58
Merr fund eksperienca e karateistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare, eliminohet edhe Melos Gashi

Eksperienca e karateistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare ka marrë fund shumë shpejt. Pas Fortesa Oranës, edhe Melos Gashi u eliminua herët nga “Oran 2022”. Garuesit kosovar u ndal qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Gashi u mposht nga francezi, Dany Makamata.

Sot do të garojnë edhe sportistët tjerë kosovarë, të cilët shpresojnë të fitojnë medalje në këtë eveniment prestigjioz, i cili po mbahet në Algjeri.

(Kosova Sot Online )