Qeni hyn në fushë, ky ishte reagimi i lojtareve dhe i referes

  • S.A /
  • 27 June 2022 - 13:51
Qeni hyn në fushë, ky ishte reagimi i lojtareve dhe i referes

Kili dhe Venezuela e zhvilluan dje një ndeshje miqësore, por lajm i botës nuk u bë rezultati e as loja, por një mysafir i paftuar. Në fakt, një qen i lezetshëm dhe i dashur përfundoi në fushën e blertë dhe për këtë arsye ndeshja u ndërpre përkohësisht për disa minuta.

 Futbollistet dhe referja iu afruan qenit, të cilin e ledhatuan dhe atij i pëlqente një gjë e tillë. Në fund, njëra prej lojtareve e kapi atë dhe e largoi jashtë fushës së blertë.

Pa dyshim, ky ishte një moment i pazakontë, por edhe i këndshëm. 

(Kosova Sot Online )