Tenisti polak do t’i dhurojë 100 euro për Ukrainën

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 14:57
Tenisti polak do t’i dhurojë 100 euro për Ukrainën

Hubert Hurkacz, gjysmëfinalist i Wimbledonit të vitit të kaluar, do t’i ndajë nga 100 euro për Ukrainën për çdo “as” që do ta bëjë në Grand Slamin londinez të këtij viti.

Tenisti Polak e kishte eliminuar Roger Federerin në çerekfinale vitin e kaluar, ndërsa tash është njëri prej favoritëve për ta fituar Wimbledonin

“Do të doja të njoftoj se do t’i dhuroj 100 euro për çdo pikë direkte (ase) që do ta arrij në Wimbledon për t’i ndihmuar njerëzit e Ukrainës”, deklaroi Hubert në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Këtë vit, Hurkacz, në 39 përballje që i ka zhvilluar, i ka bërë 452 “ase”.

Iniciativa e Hurkacz, i cili do të përballet me spanjollin Alejandro Davidovich në rrethin e parë, është duartrokitur nga tenistët tjerë, mbi të gjitha nga ukrainasja Marta Kostyuk, e cila i është bashkuar iniciativës dhe do t’i dhurojë po ashtu nga 100 euro për çdo “as” për klubin e tenisit që është themeluar në Ukrainë, shkruan “Gazeta Express”.

Këtë vit, Wimbledoni ua mohoi pjesëmarrjen tenistëve rusë dhe bjellorusë pas sulmit ushtarak që e nisi presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë, i mbështetur edhe nga Bjellorusia. 

(Kosova Sot Online)