Reali i ka gati 90 milionë euro për Bellinghamin

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 16:00
Reali i ka gati 90 milionë euro për Bellinghamin

Jude Bellingham është sot njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian.

Njëherësh, futbollisti i Borussia Dortmundit është bërë njëri prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet e mëdha të kontinentit.

Në garë për lojtarin është futur edhe Real Madridi.

Madje, mediumi spanjoll “Cadena SER” raporton se kampioni evropian dhe spanjoll është i gatshëm t’i paguajë plot 90 milionë euro për 18 vjeçarin, i cili ishte rritur tek Birminghami

Por, kjo është një shumë më e ulët nga ajo që e kanë ofruar klubet angleze për super-talentin.

Ditë më parë flitej se Liverpooli, Manchester United dhe Manchester City janë të gatshëm t’i paguajnë nga 100 milionë euro për mesfushorin anglez.

Pra, për Bellinghamin ka nisur një garë e ashpër dhe me gjasë ai mund të rikthehet në Premierligë. 

(Kosova Sot Online)