Arsenali me ofertë të dytë për Martinezin, zbulohen detajet

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 16:50
Arsenali me ofertë të dytë për Martinezin, zbulohen detajet

Arsenali ka dërguar ofertën e dytë në drejtim të Ajaxit për Lisandro Martinezin.

Mikel Arteta po synon që ta përforcojë sa më shumë skuadrën për sezonin e ri dhe mbrojtësi argjentinas është në listën e tij të transferimeve

Sipas gazetarit holandez, Mike Verweij, Arsenali ka rritur ofertën për Martinezin në 40 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

“Topçinjtë” presin që oferta të pranohet nga Ajaxi, por nuk duket të jetë e lehtë.

Klubi holandez thuhet se kërkon së paku 50 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të ketë një marrëveshje përfundimtare. 

(Kosova Sot Online)