Lukaku te Interi, këtë javë kompletohet rikthimi i tij

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 18:12
Lukaku te Interi, këtë javë kompletohet rikthimi i tij

Romelu Lukaku do të rikthehet sërish te Interi, pas vetëm një sezoni të kaluar te Chelsea.

Marrëveshja është arritur në javën e kaluar, teksa në këtë javë pritet edhe të finalizohet.

“Sky Sports” ka raportuar se Lukaku të mërkurën do të jetë në qytetin e Milanos, për të kompletuar kalimin e tij te Interi.

Sulmuesi belg te “Nerazzurrët” do të rikthehet në formë huazimi për një sezon nga Chelsea.

Tarifa e këtij huazimi është 10 milionë euro, teksa në marrëveshje përfshihen edhe bonuset që varen nga paraqitjet e 29-vjeçarit pastaj. 

(Kosova Sot Online)