Favre emërohet trajner te skuadra franceze, pjesë e stafit do të jetë ish-futbollisti i njohur shqiptar

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 18:22
Favre emërohet trajner te skuadra franceze, pjesë e stafit do të jetë ish-futbollisti i njohur shqiptar

OGC Nice ka njoftuar sot se Lucien Favre është rikthyer në pozitën e trajnerit.

Favre e zëvendëson Christoph Galtierin, i cili pritet që të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.

Klubi francez ka njoftuar gjithashtu se shqiptari, Arjan Peço, do të jetë pjesë e stafit të Favres, bashkë me Christophe Moulin.

Ish-futbollisti shqiptar ka luajtur nën urdhrat e Favres, kur ky i fundit ishte trajner te skuadra zvicerane, Yverdon.

Peço ka luajtur edhe te Dinamo, Partizani, Delemont, Concordia dhe Laufen.

47-vjeçari nga Tirana ka qenë trajner edhe te grupmoshat e reja te Baseli.

Arjan Peço numëron edhe 13 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë. 

(Kosova Sot Online)