Origi ateron në Milano, është gati për të filluar aventurën

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 19:10
Origi ateron në Milano, është gati për të filluar aventurën

Divock Origi do të jetë një nga përforcimet e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi belg ka udhëtuar sot drejt qytetit të Milanos për të kryer testet mjekësore para se të prezantohet me fanellën e klubit italian.

Origi te kampionët e Italisë do të kalojë si lojtar i lirë, teksa do të nënshkruajë kontratë afatgjate.

(Kosova Sot Online)