Man United – Frenkie de Jong, marrëveshja afër finalizimit

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 19:55
Man United – Frenkie de Jong, marrëveshja afër finalizimit

Frenkie de Jong është edhe më afër kalimit te Manchester United.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi anglez pati një kontakt të drejtpërdrejt sot lidhur me marrëveshjen për mesfushorin holandez.

Pas ofertës verbale prej 65 milionë eurosh, Barcelona thuhet se kërkon 85/86 milionë euro për de Jong.

Sipas Romanos, marrëveshja më në fund po afrohet pasi klubet janë në bisedime edhe rreth bonuseve.

Me përfshirjen e bonuseve në marrëveshje, parashihet që të arrihet edhe çmimi i kërkuar nga Barça.

25-vjeçari është prioritet i trajnerit të ri, Erik ten Hag, i cili ka punuar me lojtarin te Ajaxi.

(Kosova Sot Online)