Interi ia ka caktuar çmimin, gjiganti anglez rivalizon PSG-në për Skriniarin

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 20:20
Interi ia ka caktuar çmimin, gjiganti anglez rivalizon PSG-në për Skriniarin

Chelsea i është bashkuar garës për transferimin e Milan Skriniarit të Interit.

Klubi italian është i gatshëm për të lejuar largimin e reprezentuesit sllovak në afatin kalimtar të verës.

Gianlucia Di Marzio ka bërë të ditur se garës për të i është bashkuar tashmë edhe Chelsea.

Sipas tij, klubi nga Londra do të “luftojë” kokë me kokë me Paris Saint-Germainin për te siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.

(Kosova Sot Online)