Arrihet marrëveshja, Barcelona gjen zëvendësuesin e Frenkie de Jong

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:51
Arrihet marrëveshja, Barcelona gjen zëvendësuesin e Frenkie de Jong

Barcelona mund të përforcohet me Carlos Solerin në afatin kalimtar të verës.

“AS” ka raportuar këtë të hënë se Barça ka arritur marrëveshje me Valencian për blerjen e spanjollit

Sipas mediumit spanjoll, tani gjithçka do të varet nga shitja e Frenkie de Jong, i cili është i lidhur me një transferim te Manchester United.

Barcelona po kërkon së paku 85 milionë euro për shitjen e holandezit, çmim i cili pritet të paguhet nga klubi anglez. Sot është raportuar se një marrëveshje është afër që të arrihet.

Largimi i Frenkie de Jongut do të hap rrugën pastaj për transferimin e Solerit në “Camp Nou”.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Valencias për 25-vjeçarin ka tarifën e 20 milionë eurove.

Një çmim i ulët duke marrë parasysh se Soler në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.

Por, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023, Valencia ka pranuar ta shesë lojtarin për atë çmim tani, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm. 


(Kosova Sot Online)