Rekord, godet topin 351 herë më kokë për 60 sekonda!

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 22:37
Rekord, godet topin 351 herë më kokë për 60 sekonda!

Erik Hernández nga Kuba, vendosi rekord të ri “Guinness”, duke e goditur topin 351 herë me kokë brenda një minute. Ai parakaloi kinezin Gao Chong në këtë specialitet me dhjetë goditje më tepër.

“Kjo do të thotë shumë, sepse është një rekord me shumë pasoja dhe mjaft i vështirë të thyhej me 10 goditje të topit më shumë”, – tha Hernández për ‘EFE’, pasi vendosi rekordin e ri botëror në hotelin “Copacabana” të Havana.

Ish-futbollisti 55-vjeçar shtoi se tani do të bëjë një pushim dhe më pas do të fillojë përgatitjet për të thyer një tjetër rekord, atë prej dhjetë orësh e 9 minutash, duke xhongluar topin vetëm me këmbë.

Hernández, me disa rekorde botërore për zotërimin e topit, grumbulloi 350 goditje me kokë nëntë vite më parë, në të njëjtin vend si të shtunën e kaluar, por nuk u regjistrua nga Libri “Guinness”.

(Kosova Sot Online)