Yjet pa kontrata që mund t’i marrin klubet “gratis”

  • S.A /
  • 28 June 2022 - 09:39
Yjet pa kontrata që mund t’i marrin klubet “gratis”

Brenda pak ditësh, shumë futbollistë në Evropë do ta marrin statusin e “lojtarit të lirë” pasi do t’ju skadojnë kontratat me klubet përkatëse. Në mesin e lojtarëve që do ta mbyllin bashkëpunimin me klubet aktuale më 30 qershor janë edhe disa yje, të cilët nuk kanë gjetur ende sistemim diku tjetër, edhe pse disa prej tyre janë afër arritjes së marrëveshjes me klubet me të cilat janë në bisedime.

Në mesin e yjeve që do t’ju skadojë kontrata me klubet respektive këtë javë janë edhe: Paul Pogba, Ousmane Dembélé, Corentin Tolisso, Paulo Dybala, Angel Di Maria, Christian Eriksen, Andreas Christensen, Franck Kessie, Serge Aurier, Andrea Belotti, Jesse Lingard, André Onana e Divock Origi. Pra, kjo do të jetë një mundësi e artë për klubet që ta marrin ndonjërin prej këtyre lojtarëve pa paguar dëmshpërblim për ta. Natyrisht, klubet duhet të mendojnë për rrogat e majme që duhet t’ua ofrojnë lojtarëve në këtë rast.

(Kosova sot Online )