Sterling arrin marrëveshje personale me Chelsean

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 13:29
Sterling arrin marrëveshje personale me Chelsean

Raheem Sterling pritet ta vazhdojë karrierën në Chelsea.

Sulmuesi anglez ka arritur marrëveshje personale me “Blues”, njofton gazetari italian Nicolo Schira.

Gjithnjë sipas tij, “Të Kaltrit” besojnë se do ta finalizojnë transferimin e futbollistit të Manchester Cityt në ditët në vazhdim.

Tash, iu mbetet londinezëve ta gjejnë gjuhën e përbashkët me kampionin aktual të Anglisë.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit anglez me “Citizens” përfundon në vitin 2023.

Trajneri Pep Guardiola nuk e sheh si të pashitshëm Sterlingun, i cili nuk është më lojtari i rëndësishëm i viteve të fundit.

Prandaj, janë mundësitë reale që ai të largohet nga “Etihad Stadium” dhe të përfundojë në “Stamford Bridge”.

Ish-futbollisti i Liverpoolit pëlqehet edhe nga Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)