Ylli e prezanton ekipin me të cilin synon t’i përsërisë sukseset e dy viteve të fundit

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 15:13
Ylli e prezanton ekipin me të cilin synon t’i përsërisë sukseset e dy viteve të fundit

Golden Eagle Ylli ishte protagonist i basketbollit kosovar në dy vitet e fundit.

Therandasit e fituan dy herë radhazi titullin e kampionit të Kosovës, ndërsa triumfuan edhe në Ligën Unike vjet.

E ekipi nga Suhareka synon të jetë protagonist edhe në sezonin e ardhshëm.

Ylli e ka prezantuar sot ekipin me të cilin do ta nisë sezonin e ri në Superligën e basketbollit.

Skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm do t’i prijë trajneri Adis Beçiragiq, i cili e drejtoi ekipin me sukses në dy edicionet e fundit, ndërsa therandasit i konfirmuan edhe dy asistentët e tij, Petrit Zeqiri dhe Endrit Elshani.

Së fundmi, nga klubi u larguan dy lojtarët e rëndësishëm, Erjon Kastrati, i cili përfundoi në Trepç dhe Mikaile Tmusic.

E në ndërkohë, Ylli do ta transferojë amerikanin e natyralizuar në kosovar, Scott Douglas Bamford.

Por, therandasit pritet të bëjnë edhe përforcime të tjera gjatë verës. 


(Kosova Sot Online)