Ronaldo po i kalon pushimet me Georginan në një jaht luksoz në Ibiza

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 15:47
Ronaldo po i kalon pushimet me Georginan në një jaht luksoz në Ibiza

Cristiano Ronaldo është i fokusuar totalisht tek pushimet e verës pas një sezoni të lodhshëm dhe me një tragjedi familjare.

Futbollisti portugez është duke i kaluar pushimet me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez në një jaht luksoz në Ibiza të Spanjës.

Pavarësisht se bukuroshja lindi në muajin prill, nuk la pa u vërejtur fizikusi i saj, i cili po shkon duke u përmirësuar dukshëm

Futbollistin e Manchester Unitedit në pushime po e shoqërojnë edhe disa miq, por jo edhe fëmijët e tij.

Ronaldo e pati një sezon të lodhshëm me Manchester Unitedin, ndërsa në muajin prill e përjetoi një tragjedi pasi njëri nga dy foshnjat që po i priste me të dashurën e tij, nuk arriti të mbijetonte.

CR7 do të pushojë edhe disa ditë para se t’ju bashkohet “Djajve të Kuq” në fazën përgatitore para-sezonale.

Ndërkohë, po spekulohet se 37 vjeçari mund të largohet nga “Old Trafford”.

Pas një jave apo dy do të vendoset përfundimisht e ardhmja e pesë herë fituesit të Topit të Artë. 

(Kosova Sot Online)