Man United synon transferimin e mbrojtësit që ka arritur marrëveshje personale me Lyonin

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 16:46
Man United synon transferimin e mbrojtësit që ka arritur marrëveshje personale me Lyonin

Manchester United ka hyrë në garë për transferimin e Tyrell Malacias.

22-vjeçari ka marrëveshje verbale me Lyonin, por klubi anglez po synon t’ia rrëmbejë lojtarin klubit francez

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Man United tashmë po përpiqet që nënshkruajë me futbollistin e Feyenoordit.

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë në bisedime me klubin nga Holanda për mbrojtësin e krahut të majtë.

Malacias ka agjentin e njëjtë si Frenke de Jong, me të cilin Man United është gjithashtu afër për të arritur marrëveshje.

Reprezentuesi holandez ka kontratë të vlefshme me Feyenoordin deri më 30 qershor 2024.

Tyrell Malacia në tregun e transferimeve vlerësohet me 17 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)