Takumi Minamino bëhet me skuadër të re

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 17:26
Takumi Minamino bëhet me skuadër të re

AS Monaco ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Takumi Minaminos nga Liverpooli.

Klubi francez bëri të ditur se 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

“Është një gëzim i madh për mua të bashkohem me AS Monaco. Jam i lumtur që jam pjesë e projektit të klubit. Mezi pres të zbuloj mjedisin tim të ri dhe të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin”, tha Minamino për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.

(Kosova Sot Online)