Konfirmohet arritja e marrëveshjes mes Man Unitedit dhe Feyenoordit për Malacian

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 17:45
Konfirmohet arritja e marrëveshjes mes Man Unitedit dhe Feyenoordit për Malacian

Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje me Feyenoordin për Tyrell Malacian.

Marrëveshja mes klubeve është arritur, por tani duhet pritur edhe për vendimin përfundimtar të lojtarit.

Malacia më herët ka arritur marrëveshje personale me Lyonin, teksa mbetet të shihet nëse tani do e ndryshojë vendimin për të ardhmen e tij.

Marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Feyeenordit është për tarifën prej 15 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.


Drejtori i klubit holandez, Frank Arnesen, ka konfirmuar se “Djajtë e Kuq” po punojnë për të rrëmbyer 22-vjeçarin.

“Marrëveshja me Man United është aty. Tani presim Tyrellin. Nëse Malacia thotë po, atëherë një transferim te Manchester United është i pashmangshëm”, ka deklaruar ai.

Tyrell Malacia luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë. 

(Kosova Sot Online)