Liverpooli dhe Juventusi në bisedime për shkëmbimin e mesfushorëve

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 18:04
Liverpooli dhe Juventusi në bisedime për shkëmbimin e mesfushorëve

Liverpooli dhe Juventusi raportohet se janë në bisedime për një shkëmbim të lojtarëve.

Sipas “Calciomercato”, klubet po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit mes Naby Keitas dhe Adrien Rabiotit

Lëndimet e kanë penalizuar shumë Keitan gjatë katër viteve të tij në “Anfield”, derisa Fabinho, Thiago Alcantara e Jordan Henderson preferohen më shumë nga trajneri, Jurgen Klopp.

Në anën tjetër, Rabiot nuk është në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Rikthimi i Paul Pogbas në Torino do të shtojë konkurrencën në mesfushën e “Zonjës së Vjetër” dhe Juventusi besohet se është gati të largojë Rabiotin këtë verë.

Të dy mesfushorëve në fjalë i skadojnë kontratat me klubet e tyre përkatëse më 30 qershor të vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)