Januzaj drejt transferimit te gjiganti italian

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 18:32
Januzaj drejt transferimit te gjiganti italian

Adnan Janzuaj është në kërkim të një klubi të ri.

Reprezentuesit belg do të mbetet lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin i skadon zyrtarisht më 30 qershor.

Deri më tani dihet se ai do të largohet nga klubi spanjoll, por ende nuk dihet destinacioni i tij i radhës.

“Fichajes” ka raportuar këtë të martë se Napoli është klubi më i interesuar për shërbimet e Januzajt.

Klubi italian thuhet se ka zhvilluar tashmë kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit për të marrë informata shtesë rreth tij.

Edhe 26-vjeçarit thuhet se i pëlqen ideja për të provuar vetën në Serie A, pasi më herët ka luajtur në Premierligë dhe La Liga.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të ketë zhvillime të reja rreth një kalimi të mundshëm të Adnan Januzajt te Napoli. 

(Kosova Sot Online)