Vesa Gjinaj eliminohet nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 19:39
Vesa Gjinaj eliminohet nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Edhe Vesa Gjinaj ka mbyllur garimin në garat e tenisit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Tenistja kosovare pësoi humbje nga favoritja, Ilay Yoruk 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave.

Vesa Gjinaj raundin e parë e kishte kaluar pa ndeshje.

Meçi u përcoll edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja nga MKRS, Daulina Osmani.

(Kosova Sot Online)