Hasi nën presion të madh pas klubi i famshëm arab ra nga liga

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 20:08
Hasi nën presion të madh pas klubi i famshëm arab ra nga liga

Trajneri i njohur nga Kosova, Besnik Hasi, po përballet me kritika të shumta në Arabinë Saudite.

Hasi ishte trajner i Al-Ahlit deri më 5 mars të këtij viti, derisa skuadra ra nga Liga Profesionale Saudite më 27 qershor – pasi e mbylli sezoni në pozitën e parafundit (15) me 32 pikë nga 30 xhiro.

Pavarësisht se gjakovari ishte larguar muaj më parë, atij po i faturohet një pjesë e fajit. E gjithë kjo pasi krerët e klubit i kishin plotësuar kërkesat Hasit për të ndërtuar një ekip që do të luftojë për titull.

Më kërkesën e tij ishte transferuar edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski.

Megjithatë, Besnik Hasi nuk e kishte nisur aspak mirë sezonin me Al-Ahlin, pasi kishte regjistruar vetën 5 fitore në 23 xhirot e para – si dhe 10 barazime e 8 humbje.

Pas kësaj serie negative, krerët e klubit arab kishin shkarkuar 50-vjeçarin nga detyra.

Pas largimit të Hasit, vendin e tij e zuri trajneri nga Uruguai, Robert Siboldi, por as ai nuk arriti ta sigurojë mbijetesën.

Për një klubi të madh si Al-Ahli rënia nga liga po vlerësohet si turpëruese. 

(Kosova Sot Online)