Pas marrëveshjes mes klubeve, Chelsea nis bisedimet me agjentin e Raphinhas

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 22:22
Pas marrëveshjes mes klubeve, Chelsea nis bisedimet me agjentin e Raphinhas

Pas marrëveshjes me Leeds Unitedin për Raphinhan, Chelsea raportohet se tani ka nisur bisedimet edhe me agjentin e lojtarit.

Leedsi ka pranuar një ofertë prej 64 milionë eurosh nga “Blutë” për sulmuesin brazilian.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Chelsea tani ka nisur bisedimet edhe me ish-lojtarin, Deco, i cili është agjenti i Raphinhas.

Sipas gazetarit italian, klubi londinez i ka dërguar tashmë një ofertë zyrtare 25-vjeçarit dhe agjentit të tij lidhur me kushtet personale.

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, thuhet se dëshiron të jetë i shpejtë për finalizimin e marrëveshjes për të shmangur problemet eventuale. 

(Kosova Sot Online)