Erza Muminoviq ndalet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare, shpreson ende në medalje

  • G.G /
  • 29 June 2022 - 13:47
Erza Muminoviq ndalet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare, shpreson ende në medalje

Erza Muminoviq nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovarë është eliminuar në çerekfinale të garës së xhudos pasi u mposht nga francezja Melanie Vieu.

Paraprakisht, Erza e kishte mundur turken Gulkader Senturk në meçin e parë pas një lufte që zgjati 10 minuta, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ndërsa i nevojiten dy fitore për ta arritur një gjë të tillë.

Sot do të garojnë edhe dy xhudistet tjera kosovare, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha. Edhe ato do të synojnë medalje në Lojërat Mesdhetare. 

(Kosova Sot Online)