Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

  • G.G /
  • 29 June 2022 - 13:53
Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale me Ippon xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta.

Kampionia olimpike e dominoi kundërshtaren në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 52 kilogramë dhe fitoi pa problem në rrethin e dytë, derisa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.

Krasniqi me këtë rast do ta kërkojë finalen, në mënyrë që ta fitojë medaljen e artë. 

(Kosova Sot Online)