Drejtuesit e atletikës kosovare mbetën pa marrë pjesë në mbledhjen teknike në Lojërat Mesdhetare, hedh akuza Zijadin Kryeziu

  • G.G /
  • 29 June 2022 - 14:01
Drejtuesit e atletikës kosovare mbetën pa marrë pjesë në mbledhjen teknike në Lojërat Mesdhetare, hedh akuza Zijadin Kryeziu

Zijadin Kryeziu, trajner i klubit atletik Rogana ka hedhur akuza në drejtim të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Legjenda e atletikës e ka kritikuar institucionin më të lartë të sportit në vend për shkak të mosprezencës së ekipit atletik të Kosovës në mbledhjen teknike që do të mbahet në Oran të Algjerisë, ku po mbahen Lojërat Mesdhetare.

Kryeziu, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” e ka shprehur mllefin dhe zhgënjimin për mungesën e prezencës së përfaqësuesve të atletikës kosovare në këtë mbledhje, të cilën e konsideron si mjaft të rëndësishme.

KOK-u është kritikuar edhe këtë radhë nga legjendat e sportit për delegacionin e “fryrë” në Lojërat Mesdhetare, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Sipas kritikëve, shtëpia e sportit kosovar ka marrë me vete në “Oran 2022” individë që s’i “lypte vendi” për interesa personale, apo siç i quajnë ata “turistë, ndërsa kanë mbetur jashtë sportistë dhe njerëz të rëndësishëm që kanë kontribuuar në sportin kosovar. 

(Kosova Sot Online)