Distria shkon në finale dhe e siguron të argjendtën në Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 15:17
Distria shkon në finale dhe e siguron të argjendtën në Lojërat Mesdhetare

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box.

Me këtë rast, ajo e siguroi të paktën medaljen e argjendtë në “Oran 2022”.

Kampionia olimpike me këtë rast do ta kërkojë të artën në finalen e madhe të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Ndërkohë, dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan në çerekfinale dhe medaljen e bronztë do ta kërkojnë përmes repesazhit. 

(Kosova Sot Online)