Bajoku humb me rezultat të ngushtë

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 16:35
Bajoku humb me rezultat të ngushtë

Boksieri, Bashkim Bajoku është eliminuar nga garat e Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Bajoku ka dhënë maksimumin e tij në luftën ndaj Samet Gumus të Turqisë, kategoria -52 kg, por nuk mjaftoi që gjyqtarët t’ia japin fitoren.

Bajoku pësoi humbje me rezultat 2:1.

Prej orës 19:45 garon Shpetim Bajoku (-63 kg)

(Kosova Sot Online)