Luajti dhe u përlesh në futboll të vogël, Hoti largohet nga Prishtina

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 17:23
Luajti dhe u përlesh në futboll të vogël, Hoti largohet nga Prishtina

Mendurim Hoti gjatë ditës së djeshme u përfshi në një përleshje në turnir të futbollit të vogël.

Ndërkohë, sot, Prishtina ka marrë masat e rënda ndaj tij.

Hoti nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Prishtinës, pas skandalit të djeshëm.

“Klubi i Futbollit ‘Prishtina’ ka marrë masa ndaj tij dhe mund të konsiderojmë se ai nuk është më lojtar i Prishtinës”, tha drejtori sportiv i Prishtinës, Arsim Osmani.

(Kosova Sot Online)