Kallaba ndan drejtësinë në gjysmëfinale të Euro 2022 në futsall

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 20:00
Kallaba ndan drejtësinë në gjysmëfinale të Euro 2022 në futsall

Për herë të katërt gjyqtarja e futsallit nga Kosova, Florentina Kallaba, ka marrë ftesë nga UEFA për ndarjen e drejtësisë në kuadër të garave evropiane.

Kësaj radhe ajo është ftuar për ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2022. Kallaba do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen gjysëmfinale Portugali – Hungari, e cila zhvillohet më 1 korrik në Porto, teksa në gjysmëfinalen tjetër takohen Ukraina dhe Spanja.

Vlen të theksohet se Hungaria është përfshirë në vend të Rusisë. Ndërkohë, ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë zhvillohen më 3 korrik.

Kallaba për herë të parë ka qenë e ftuar për të referuar në Moldavi, por për shkak të problemeve politike nuk ka mundur të marrë pjesë.

Ftesën e dytë nga UEFA e ka marrë për të referuar në Kampionatin Evropian të femrave për vitin 2021 që është mbajtur në Karlovac të Kroacisë, ku Florentina ka referuar në ndeshjet e grupit të dytë.

Herën e tretë, ajo ka ndarë drejtësinë në ndeshjet që janë zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për vitin 2023.

(Kosova Sot Online)