Kosova “me një kerr mungesa” kërkon fitore ndaj Danimarkës sonte

  • S.A /
  • 30 June 2022 - 09:41
Kosova “me një kerr mungesa” kërkon fitore ndaj Danimarkës sonte

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të rrethit të parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025. “Dardanët” janë të përgatitur dhe të motivuar për ta mposhtur Danimarkën në udhëtim. Ata llogarisin edhe në mbështetjen e tifozëve kosovarë, por kanë shumë mungesa.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të rrethit të parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025. “Dardanët” do ta vizitojnë Danimarkën në ndeshjen e katërt dhe të fundit të kësaj faze.

Dardan Berisha me shokë e kanë një fitore ndaj danezëve dhe dy humbje nga Norvegjia.

Ata janë të përgatitur dhe të motivuar për ta mposhtur Danimarkën në udhëtim sonte.

Mirëpo, selektori Christos Marmarinos e ka pranuar se kjo do të jetë e vështirë të ndodhë për shkak të shumë mungesave.

Erjon Kastrati, Mikaile Tmushiq e Valon Bunjaku nuk kanë udhëtuar me ekipin shkaku i lëndimeve.

Me lëndim po përballen edhee Gëzim Morina dhe Meriton Ismaili.

Kurse, tek Kosova pritet të debutojnë Amir Hot dhe Ardit Pepaj.

Verdhekaltrit kanë ushtruar disa ditë në Prishtinë, ndërsa përgatitjen për këtë lojë e kompletuan dje në Danimarkë. Ata llogarisin edhe në mbështetjen e tifozëve shqiptarë në duelin e sontëm. Kjo ndeshje, e vlefshme për Grupin C, do të luhet sonte në Naestved duke filluar nga ora 19:00.

Kosova ka shumë pak gjasa që përmes pozitës së dytë eventuale të kalojë në fazën tjetër.

(Kosova Sot Online )