E provokon kundërshtarin me vallëzim në ring, përfundon në dysheme

  • S.A /
  • 30 June 2022 - 11:24
E provokon kundërshtarin me vallëzim në ring, përfundon në dysheme

Sportet luftarake dinë të dhurojnë shfaqje tragji-komike.

E një e tillë është parë edhe në një meç të sporteve të përziera marciale – MMA.

Një garues e provokon kundërshtarin me vallëzim, me arsyetimin se nuk është duke mundur t’i bëjë asgjë.

Por, kundërshtari i mllefosur e godet me shqelm në fytyrë dhe e përplas për dysheme, për ta mbyllur më pas meçin me tre grushte të tjerë, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin.

Fituesi festoi si i çmendur, ndërsa humbësi duhet të mendojë dy herë herën e ardhshme para se të veprojë njëjtë.

Pra, ky është një mësim që në ring nuk preferohet vallëzimi dhe provokimi i kundërshtarit, pasi mund të përfundosh në dysheme, njëjtë si protagonisti i videos së mëposhtme.

(Kosova Sot Online )