Shigjetarët e Kosovës i humbin sfidat e para në Lojërat Mesdhetare

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 13:15
Shigjetarët e Kosovës i humbin sfidat e para në Lojërat Mesdhetare

Eksperienca e Kosovës në shigjetari në Lojërat Mesdhetare nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dy garuesit kosovarë, Edo Dvorani dhe Valmir Gllareva janë mposhtur në duelet e para në harkun olimpik.

Dvorani u mposht nga francezi Iban Bariteaud me rezultat të përgjithshëm 4:6.

E humbje me të njëjtin rezultat në fund pësoi edhe garuesi tjetër kosovar, Valmir Gllareva, i cili u ndal nga italiani Alessandro Paoli.

Ndërkohë, me pushkë ajrore është duke garuar edhe shenjëtari Drilon Ibrahimi. 

(Kosova Sot Online)