Ish-shefi i Formula 1 e mbron Putinin dhe e arsyeton luftën e tij në Ukrainë

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 14:59
Ish-shefi i Formula 1 e mbron Putinin dhe e arsyeton luftën e tij në Ukrainë

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone thotë se ai do ta “merrte një plumb” nga “personi i klasit të parë” nga Vladimir Putin, ndërsa e ka kritikuar liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy që “nuk po e dëgjon” Kremlinin.

Deklaratat e tij janë kritikuar ashpër nga drejtuesit e Formula 1, duke thënë se ai nuk i përfaqëson “vlerat moderne” të Formula 1.

F1 e lëshoi një komunikatë pasi ish-shefi ekzekutiv i saj e përshkroi Putinin si “të ndjeshëm” dhe besoi se “ai po e bënte gjënë e duhur për Rusinë”.

Sipas zëdhënësit të Formula 1, këto janë pikëpamje dhe mendime personale dhe nuk kanë të bëjnë fare me këtë institucion sportiv.

“Fatkeqësisht, ai është si shumë njerëz bisnesmenë, natyrisht si unë, që ka bërë gabime kohë pas kohe dhe kur bën gabime, duhet ta bësh më të mirën për të dalë nga kjo”, ka thënë Ecclestone sot në mëngjes për “ITV’s Good Morgning Britain”, përcjell “Gazeta Express”.

91 vjeçari po ashtu e ka kritikuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy që nuk ka bërë mjaftueshëm për të arritur marrëveshje me rivalin e tij rus.

“Personi tjetër në Ukrainë, e kuptoj profesionin e tij, është mësuar të jetë komedian. Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë këtë profesion. Ai s’ka bërë mjaftueshëm për të biseduar me Putinin, i cili është një person i ndjeshëm. Është dashur ta dëgjojë atë dhe të vepronte ndryshe”, ka vazhduar miliarderi Ecclestone.

E kur u pyet për mijëra jetë të pafajshme të humbura në Ukrainë, Ecclestone u përgjigj thjesht: “Nuk ishte këtu qëllimi”.

“Jam i sigurt se Ukraina, nëse do të donte të dilte nga kjo situatë, mund ta bënte. Zelenskyy është dashur të bënte më shumë për ta ndalur luftën”, përfundoi Ecclestone, i cili siguroi se nuk ka biseduar me “mikun e tij” Putin që kur Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën në shkurt të këtij viti.

(Kosova Sot Online)