Rrahmani mund ta ketë një partner serb në qendër të mbrojtjes

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 15:49
Rrahmani mund ta ketë një partner serb në qendër të mbrojtjes

Napoli është duke menduar për pasardhësin e Kalidou Koulibalyt.

Qendërmbrojtësi afrikan pritet të largohet nga klubi italian gjatë kësaj vere me mundësi transferimi në Premierligë.

E në vend të tij, klubi napolitan e ka veçuar futbollistin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, qendërmbrojtësi serb mund të bëhet partner i përfaqësuesit kosovar në zemër të mbrojtjes napolitane, përcjell “Gazeta Express”.

Milenkovic ka shfaqur siguri në sezonin e fundit dhe trajneri Luciano Spalletti e sheh atë si një përforcim ideal për edicionin 2022/23.

“Nëse Koulibaly largohet për një shifër jo më të ulët se 40 milionë euro, zëvendësues i tij parashihet të jetë Milenkovic. Qendërmbrojtësi 25 vjeçar, një lojtar stabil dhe me vetëbesim të madh, është në gjendje të shënojë edhe gola akrobatikë”, shkruan mediumi italian.

Nga ana tjetër, Rrahmani është njëri prej qendërmbrojtësve më stabilë në Serie A.

(Kosova Sot Online)