Prishtina e zyrtarizon transferimin e parë për këtë verë

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 16:11
Prishtina e zyrtarizon transferimin e parë për këtë verë

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e parë për këtë verë

Bardhekaltrit kanë njoftuar se kanë nënshkruar kontratë tre-vjeçare me futbollistin e talentuar Endrit Baholli.

22-vjeçari vjen si lojtar me shumë potencial nga skuadra tjetër e kryeqytetit, 2 Korriku.

Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar për 2 Korrikun duke treguar potencial dhe formë të lartë dhe me ç’rast ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Kosovës.

(Kosova Sot Online)