100 vjet të FC Prishtinës në 800 faqe monografi

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 17:20
100 vjet të FC Prishtinës në 800 faqe monografi

Klubi Futbollistik “Prishtina” do të shënojë së shpejti 100-vjetorin e themelimit, ku me këtë rast do të publikohet edhe Monografia e parë e klubit.

Monografia e parë e FC Prishtina, do të përfshijë 800 faqe materiale me fotografi, rezultate, tabela e shumë të dhëna të tjera sportive rreth klubit më triumfues në Kosovë.

Përmes kësaj Monografie, do të sjellim shumë emocione, herë-herë edhe momente rrëqethëse për shumë e shumë breza në shekullin e parë të themelimit të klubit të kryeqytetit.

“Vit për vit momente gëzimi, momente sakrifice e suksesi, mbi të gjitha kënaqësi. Faleminderit të gjithë ju që e keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështesni, FC Prishtina përjetë mirënjohës”, thuhej ndër tjera në njoftimin e klubit bardhekaltër.

(Kosova Sot Online)